21 Janar 2025

Vizat dhe sfidat të cilat e presin Kosovën pas nënshkrimit të MSA-së

Gjakovë, 10 dhjetor - Me organizim të përbashkët të Zyrës për Integrime Evropiane të Komunës së Gjakovës dhe të OJQ-së “Rinia Kosovare Evropiane” dhe me mbështetje të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, sot është mbajtur debat publik që për temë kishte: “Liberalizimi i vizave dhe sfidat të cilat e presin Kosovën pas nënshkrimit të MSA-së”.

Në këtë debat, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka falenderuar për përzgjedhjen e Komunës së Gjakovës për një aktivitet të tillë, duke vënë në pah se përgjatë mandatit të deritanishëm qeverisës, Komuna ka kryer me përgjegjësi shumë nga kërkesat të cilat dalin në rrugëtimin e Kosovës drejt BE për plotësim nga ana e Komunës, ndër të cilat janë:

Miratimi i Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Veprimet që Dëmtojnë Shëndetin dhe Zhvillimin e Tyre,
Ngritja e transparencës në punë dhe vendimmarrje,

Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Gjakovës me organizatat e shoqërisë civile,
Hartimi i planit të integrimeve për vitet 2016- 2018,

Përmirësimi dhe sigurimi i tregut të lirë, fuqizimi i pozitës së femrës në shoqëri, etj.
Megjithatë, liberalizimi i vizave është vetëm fillimi i një procesi tjetër, është shprehur para pjesëmarrësve në takim publik, kryetarja Mimoza Kusari Lila, duke dhënë në këtë mënyrë mesazhin që edhe pas liberalizimit të vizave ka kritere që duhet zbatuar nga ana e qytetarëve.

Ramadan Ilazi zv.ministër në Ministrinë e Integrimeve, ka pohuar se ndonëse për Kosovën janë dyfishuar kriteret për liberalizim, krahasuar me shtetet tjera të rajonit, tani ky proces i nisur në vitin 2012 është përmbyllur. Nga z.Iliazi janë dhënë edhe disa sqarime rreth MSA-së, që tashmë është një marrëveshje kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Nga përfaqsues të OJQ-së “Rinia Kosovare Evropiane” është thënë se projekti “Në rrugë drejt BE-së” është në fazën e implementimit të aktiviteteve informuese dhe vetëdijesuese, ku do të ketë ligjërata me nxënës dhe studentë, shpërndarje të fletëpalosjeve, si dhe aktivitete në terren, posaçërisht me komunitetin RAE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)