Vitia shpall qytetar nderi Bujar Nishanin dhe Atifete Jahjagen
Prishtinë, 14 qershor - Komuna e Vitisë në 20 vjetorin e Ditës së Çlirimit të kësaj komune do të bënë shpalljën qytetar nderi të komunës së Vitisë ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Aktivitetet për nder të ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë, do të fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Ndërkaq ceremonia e shpallës qytetarë nderi të dy ish-presidentëve do të mbahet në Sheshin e Qytetit të Vitisë.