23 Dhjetor 2024

Viti 2022 do të shpallet Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë

Prishtinë, 3 dhjetor - Me rastin e 3 Dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara,  Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës se Kryeministrit, në bashkëpunim me projektin “Kosova Gjithëpërfshirëse” organizon konferencën e shpalljes së vitit 2022 - Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara në Republikën e Kosovës.

Kjo konferencë mbështetet nga BE dhe zbatohet nga HANDIKOS, Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, Forumi i Aftësisë së Kufizuar, “Threshold” dhe “Disability Partnership Finland”.

Këtë vit, kjo konferencë është e një rëndësie shumë të veçantë, përmes së cilës do të shpallet viti 2022 – Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, ku në kuadër të së cilit parashihet një mobilizim i të gjitha institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, por edhe shoqërisë në përgjithësi, në mënyrë që të punohet drejt mbrojtjes, avancimit të të drejtave dhe përmirësimit të situatës së personave me aftësi të kufizuara, ashtu që të krijohen mundësi dhe kushte të barabarta për të gjithë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)