Visar Ymeri, kryetari i ri i Vetëvendosjes
Prishtinë, 24 shkurt - Visar Ymeri është zgjedhur kryetari i ri i Vetëvendosjes. Ymeri ka marrë 96.42% të votave të kryesisë së lëvizjes në fjalë.
Sipas asaj që njofton VV-ja, rezultati zyrtar do të bëhet publik më datë 1 mars.
Visar Ymeri zëvëndëson kështu në krye të Vetëvendosjes Albin Kurtin, i cili vendosi të mos garonte më për kreun e lëvizjes.