Vietsi: Liderët ta nisin dialogun
Prishtinë, 5 shkurt - Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, u ka bërë thirrje liderëve që ta nisin dialogun për të gjetjen e një zgjidhje politike për tejkalimin e krizës aktuale.
Ajo ka thënë se shpreson që thirrjet e Parlamentit Evropian të dëgjohen nga akterët politikë në Kosovës.
"Dje Parlamenti Evropian ka diskutuar për situatën në Kosovë dhe ka miratuar një rezolutë gjithëpërfshirëse. Dua tua rekomandoj të gjithë qytetarëve të Kosovës që ta lexojnë këtë rezolutë dhe veçmas aktorëve politikë sepse ajo përmban pika shumë të rëndësishme. Ndër të tjera dua të nënvizoj se Parlamenti Evropian inkurajon të gjitha forcat politike që të veprojnë në mënyrë konstruktive në interes të vendit të tyre (...), duke marrë në konsideratë për rregullat demokratike (...) qenësore (...) dënon fuqishëm obstruksionet e dhunshme në Kuvend si dhe thekson se Qeveria duhet të respektojë rezolutat dhe vendimet e Parlamentit", ka deklaruar ajo.
"U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të nisin dialogun politik në mënyrë që të ndërpresin ngërçin dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme që rivendos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës; thërret të gjithë liderët që ti qasen kësaj situate me një rëndësi të veçantë dhe të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme duke pasur parasysh se Kuvendit është zgjedhur nga populli për popullin e Kosovës. Shpresoj sinqerisht se këto thirrje të Parlamentit Evropian - që është zemra e demokracisë evropiane - do të dëgjohet nga aktorët politikë në Kosovë", ka theksuar ajo.