18 Janar 2025

Viets shpreh gatishmërinë për të mbështetur edhe më tej Kosovën

Prishtinë, 12 korrik - Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, takoi sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets.

Kryetarja Emini, pasi e falënderoi ambasadoren për vizitën, e njoftoi atë për aspekte nga fushëveprimtaria e komisionit, me theks të veçantë për angazhimet që ndërlidhen me integrimet e vendit në mekanizmat ndërkombëtarë.

Në vijim të takimit, kryetarja e komisionit falënderoi ambasadoren Viets edhe për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian të Kosovës, si dhe përkrahjen e vazhdueshme nëpërmjet projekteve të GIZ-it për Kuvendin e Kosovës, posaçërisht Komisionin për Integrime Evropiane.

Ambasadorja Viets, ndërkaq, duke e uruar kryetaren Emini për detyrën e re në krye të këtij komisioni të rëndësishëm të Kuvendit, shprehu gatishmërinë e saj dhe të shtetit gjerman për të mbështetur edhe më tej Kosovën në zhvillimin e saj dhe në agjendën evropiane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)