22 Janar 2025

Viets shpreh gatishmërinë e Gjermanisë për bashkëpunim me Kosovën

Prishtinë, 16 dhjetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka vazhduar edhe sot të pres ambasadorët e akredituar në Prishtinë, të cilët i kanë uruar zgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.

Takimin e parë, sot, kryeministri Isa Mustafa e ka zhvilluar me ambasadoren e Gjermanisë Angelika Viets, e cila i ka përcjell urimet e përzemërta të kancelares Angela Merkel për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe gatishmërinë e qeveris gjermane për të vazhduar me bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur falënderimin për urimet dhe ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Gjermanisë për progresin e gjithanshëm në Kosovë.

Ai ka theksuar gatishmërinë e kabinetit të tij qeveritar për të vazhduar bashkëpunim në fushën e sigurisë, të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe në ruajtjen e raporteve të shkëlqyeshme midis vendeve tona.

Në takim, kryeministri Mustafa i ka shprehur  ambasadores gjermane edhe një herë keqardhjen e thellë për vdekjen papritur të Andreas Schockenhoffen, nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU-së në Bundestagun Gjerman, duke shprehur konsideratën e lartë për angazhimet e tij në ndërtimin e relacioneve miqësore në mes të dy vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)