Viets paralajmëron pasoja negative nëse dështon Gjykata Speciale
Prishtinë, 2 mars - Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka paralajmëruar pasoja negative në rast se Kosova dështon të themelojë Gjykatën Speciale.
Në një bisedë për Kohën Ditore, Viets e ka vlerësuar të rrezikshëm debatin aktual rreth Speciales.
BE-ja dhe Kosova bashkërisht kanë marrë vendim për themelimin e Gjykatës. Për këtë ka pasur një letërkëmbim të BE-së me Kosovën.\"
\"Themelimi i Gjykatës është i mirë për Kosovën. Është e rëndësishme të mos synohet rinegocimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Diskutimi aktual është i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz, ka theksuar Viets.
Nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj.
Ambasadorja gjermane ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sipas Viets, ky do të ishte kthim mbrapa në përpjekjet e Kosovës për ta forcuar sovranitetin.
/Koha Ditore/