Viets: Kosova ti krijojë vetë institucionet funksionale
Prishtinë, 3 shtator - Për shtetin e Kosovës tani është jashtëzakonisht e rëndësishme të tregojë pjekuri politike dhe të krijojë e zhvillojë vetë institucione funksionale, ka thënë ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets.
Në një intervistë dhënë Kohës Ditore, me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ajo ka sugjeruar që nën moderimin e presidentes të bisedojnë të gjitha partitë për gjetjen e zgjidhjes, e cila do ti hapte rrugë krijimit të institucioneve.
Duke folur për zhvillimin ekonomik, Viets ka theksuar nevojën e forcimit të sektorit privat, sepse aktualisht administrata publike është punëdhënësi më i madh në vend.
Kurse sa u përket marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, diplomatja gjermane ka thënë se Serbia është e obliguar ti normalizojë në tërësi marrëdhëniet e saj me Kosovën.
Ambasadorja Viets ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës e Gjermanisë, perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe reformat që duhet ti bëjë Qeveria e ardhshme.
/Koha Ditore/