Viets: Koha nuk pret gjeni zgjidhjen më shpejt
Prishtinë, 14 nëntor - Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, ka kërkuar nga liderët e partive politike që sa më shpjet ta gjejnë një zgjidhje për formimin e institucioneve të reja.
Besojmë se Kosova do të gjejë vetë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë. Siç e dini koha po kalon, ka shumë obligime në radhë të parë është çështja e buxhetit që nuk pret dhe shumë obligime tjera pastaj. Presim që zgjidhja të gjendet javën tjetër ashtu siç këtë e dëshirojnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, ka thënë ambasadorja Viets në një intervistë për Radio Kosovën.
Ajo ka thënë se zgjidhja e bllokadës politike pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë e Kosovë. Janë mjaftë të pjekur si PDK-ja ashtu dhe opozita për të gjetur vetë një zgjidhje e cila do ta çonte vendin dhe proceset përpara. Ne mbesim në qëndrimin tonë që të mos përzihemi në imponimin e zgjidhjeve. Dalja nga kjo situatë pa ndihmën e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë në Kosovë dhe e bënë më të pjekur për gjetjen e zgjidhjeve në situata krizash të ngjashme, është shprehur Viets.