01 Maj 2025

Viets: Kam pritur ndryshe, por gjërat e mira marrin kohë

Prishtinë, 10 nëntor- Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, ka deklaruar se kishte shpresuar për një rezultat ndryshe mirëpo sipas saj nuk duhet dekurajuar pasi që është konfirmuar se shumë shtete e duan Kosovën në UNESCO.

\"Sikurse shumë njerëz në Kosovë, në Evropë dhe në pjesë tjera të botës, ne shpresonim për një rezultat ndryshe të votimit të djeshëm në UNESCO. Gjithsesi, përkundër kësaj pengese, është e rëndësishme të theksohet se, fushata pozitive dhe profesionale e Kosovës ka bindur shumicën e anëtarëve se Kosova do të ishte një anëtare e vlefshme e UNESCO-s\", ka theksuar ajo.

Sipas saj 92 shtete janë të bindura se Kosova është anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, e cila përpiqet të promovojë edukimin, kërkimin dhe kulturën, si dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore.

\"Ne do të mbështesim Kosovën të vazhdojë në këtë rrugë në mënyrë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s në të ardhmen. Si gjermanë, ne e dimë nga historia jonë e kohëve të fundit se \"Gjërat e mira marrin kohë”, ka shkruar ajo në \"Facebook\".
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)