Viets: Integrimi evropian ishte përgjigja ndaj gjakderdhjes dhe mosbesimit
Prishtinë, 2 tetor - Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, ka theksuar se 3 tetori është një ditë për të mbajtur në mend se ishin eksceset më të liga të nacionalizmit gjerman ato, të cilat çuan në ndarjen e Gjermanisë një ndarje që zgjati për pothuajse 40 vjet.
\"Dita e nesërme, 3 tetori është një ditë për të mbajtur në mend se ishin eksceset më të liga të nacionalizmit gjerman ato, të cilat çuan në ndarjen e Gjermanisë një ndarje që zgjati për pothuajse 40 vjet. Populli gjerman, megjithatë kurrë nuk e humbi shpresën për një të ardhme të përbashkët. Më 3 tetor 1990 kjo ndarje më në fund mundi të tejkalohej\", ka theksuar ajo.
Sipas saj ndërsa sot, ne jemi të bekuar që jo vetëm mund të festojmë ribashkimin e Gjermanisë, por edhe ribashkimin e Evropës: 25 vjet më pare populli i Evropës Lindore u bashkua në një revolucion paqësor dhe ia doli të tejkalojë ndarjen në mes të Lindjes dhe Perëndimit.
\"Ndonëse edhe gjatë Luftës së Ftohtë populli i Evropës Lindore dhe Juglindore në shpirt gjithëmonë ka qenë pjesë e projektit evropian. Në Gjermaninë e bashkuar, ashtu sikurse edhe në Evropë ne jemi të vetëdijshëm se paqja dhe prosperiteti ynë, se liria dhe demokracia janë vlera të përbashkëta: nëse nuk i përjetojmë dhe nuk i ndajmë ato me fqinjët tanë, ne edhe mund ti humbasim\", ka pohuar ajo.
Sipas saj për shekuj me radhë marrëdhëniet në mes të shteteve në kontinentin tonë kanë qenë të karakterizuara nga rivaliteti, aleancat e ndryshueshme dhe luftërat e vazhdueshme.
\"Këtë vit, evropianët e kujtojnë para së gjithash shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, para njëqind vjetëve, katastrofën e parë të madhe të shekullit XX, e cila filloi me një vrasje politike në Bosnje. Në ngjarjet publike dhe në botimet e reja të numërta njerëzit gjithandej globit e kujtojnë këtë datë, e cila në mënyrë dramatike e ndryshoi shembëlltyrën e Evropës\", ka thwnw ajo.
Sipasa saj Integrimi evropian ishte përgjigja ndaj gjakderdhjes dhe mosbesimit. Bashkërisht ne jemi përpjekur për të tejkaluar historinë dhe për të ndryshuar Evropën për të mirë, ashtu që lufta të mos përsëritet më kurrë. Ngjarjet aktuale në Ukrainë tregojnë se sa mirënjohës duhet të jemi ndaj paqes gjashtë-dekadëshe por edhe që të mos heqim dorë kurrë nga përpjekjet.
\"Kancelarja jonë federale, Angela Merkel e ka thënë në fjalimin e saj në Parlamentin britanez në Londër në shkurt të këtij viti: Është e vërtetë që një luftë në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian sot është e paparamendueshme. Mirëpo le të mos harrojmë se lufta e fundit në kontinentin evropian ka ndodhur më pak se para një gjenerate. Ballkani Perëndimor na tregon se sa i qartë dhe sa i pranishëm mbetet rreziku i konfliktit ushtarak. Ushtarët tanë dhe oficerët tanë policorë ende janë në shërbim sot. Pa perspektivën evropiane për këto vende, e ardhmja në paqe akoma do të ishte e largët\", ka theksuar ajo.
Sipas saj këtë vit ne festojmë poashtu edhe 15-vjetorin e bashkëpunimit gjermano-kosovar, siq mund të dinë shumica prej jush dhe mund të jenë të përfshirë shumë nga ju! Ne nëpërmjet organizatave dhe agjensioneve tona, siq janë GIZ-ja dhe KfW-ja e shumë të tjera i kemi dhënë mbështetje Kosovës.
\"Duke hedhur shikimin prapa kah fillimi i vështirë, kur kemi ofruar asistencë emergjente dhe duke e krahasuar atë me angazhimin që japim sot krah për krah me partnerët tanë kosovarë që gjithnjë e më shumë po e marrin udhëheqjen e projekteve, mund lehtë të shohim progresin e madh me të cilin mund të mburret Kosova.
Sipasa saj në 12 muajt e fundit ne poashtu kemi parë zgjedhje të suksesshme lokale, sikurse edhe parlamentare edhe në veri të Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve edhe në veri ka qenë një nga rezultatet e marrëveshjes së arritur në një proces të dialogut politik në prill të vitit 2013.
Kjo me të drejtë është parë si një nga ngjarjet e shënuara drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Tani duhet implementuar çështjet e hapura dhe duhet rinisur dialogu sa më parë që të jetë e mundur.
Kancelarja Merkel në po të njejtin fjalim ka thënë poashtu: Unë kam mësuar nga përvoja: ndryshimi ndryshimi për të mirë është i mundur. Ne duhet të udhëhiqemi nga ajo maksimë në këtë vit të kujtimit. Secila gjeneratë politike e ka përgjegjësinë e vet; ashtu siq e kemi ne, politikanët e sotëm. Amullia shumë shpejtë mund të çojë në regres.
Për këtë arsye është tepër e rëndësishme që Kosova të bëhet e aftë për të vepruar sërish, duke krijuar një qeveri stabile. Pas
zgjedhjeve demokratike të qershorit, ne jemi të bindur se kjo do të arrihet sërish në një mënyrë demokratike dhe në përputhje me predispozitat e kushtetutës.
\"Rreziku i amullisë ka qenë poshtu njëra nga mesazhet e një ngjarjeje tjetër të shënuar këtë vit: Konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin, qëllimi kryesor i së cilës ishte për të ritheksuar përkushtimin e vazhdueshëm për procesin e e zgjerimit të ardhshëm të Bashkimit Evropian: të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë për tu bërë anëtare të BE-së\", ka theksuar ajo.
Amullia, apo siq e ka quajtur Kancelarja ritmi i kërmillit të reformave gjithsesi e zvarrit këtë proces. Secili shtet i ka detyrat e tij për ti bërë, kryesisht nëpërmjet ndërmarrjes së reformave dhe implementimit të ligjeve.
Për Kosovën vendosja e inicialeve në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në qershor ishte një hap i parë drejt qëllimit tonë të përbashkët. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në Kosovë, ashtu që hapa të tjerë inkurajues do të mund të pasojnë, shpresojmë vitin e ardhshëm.
\"Në përmbyllje, më lejoni të shprehë mirënjohjen time për kontributin zemërgjerë të sponsorëve të natës së sotme: Baki Automobile, Energy Save Consulting, Bavaria Kosovo Energy, Eurokoha dhe Pro Credit Bank. Poashtu i jam shumë mirënjohse Korpusit muzikor ushtarak të Bundeswehrit për paraqitjen e shkëlqyer sonte dhe shokëve tanë nga kontingjenti gjerman për mbështetjen logjistike. Do të doja gjithashtu të falënderoj stafin tim, si dhe restorantin Gërmia për angazhimin dhe punën e vështirë\", ka theksuar ajo.