Viets: Brenda opozitës ka interesa të ndryshme
Prishtinë, 16 tetor - Ambasadorja gjermane në Kosovë, Angelika Viets, është e bindur se brenda opozitës ka interesa të ndryshme dhe se ata nuk janë bllok meqë kanë qëllime që i dallojnë njërin nga tjetri.
Edhe pse opozita ka arritur ti mbledhë më shumë se 170 mijë nënshkrime, Viets thotë se opozita është pakicë dhe është e bindur se qytetarët nuk do tu përgjigjen thirrjeve për protestë.
Në një intervistë për Zërin, Viets thotë se pavarësisht bllokimit të punës së Kuvendit gjatë seancave të fundit, kjo nuk i ngjan krizës institucionale, pasi që, sipas saj, partnerët e koalicionit kanë një shumicë stabile në Parlament.
Ajo është e bindur se zgjidhja do të arrihet brenda institucioneve dhe se nuk ka kthim prapa të marrëveshjes.
/Zëri/