Victoria Nuland sot do të vizitojë Kosovën
Prishtinë, 13 korrik - Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Victoria Nuland sot do të vizitojë Kosovën më ç'rast do të takohet me udhëheqësinë e Kosovës.
Ajo do të takohet me Presidenten, Atifete Jahjaga, Kryeministrin, Hashim Thaçi, liderin e LDK-së, Isa Mustafa si dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gjatë bisedimeve me zyrtarët kosovarë, Nuland thuhet se do të fokusohet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe në përparimin e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Në kuadër të turneut që nis sot, Nuland do të qëndrojë edhe në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Britani dhe Belgjikë.