23 Janar 2025

Victoria Nuland sot do ta vizitojë Kosovën

Prishtinë, 12 korrik - Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland sot do ta vizitojë Kosovën.

Nuland, do të jetë e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash.
 
Ndihmëssekretare amerikane e Shtetit Nuland do të takohet me Presidenten, Atifete Jahjaga dhe me Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë vizitës në Kosovë, ajo do t’i bëjë presion krerëve të shtetit që sa më parë të riprocedojnë në Kuvend ndryshimin e amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit gjatë vizitës në Kosovë, Nuland do të flasë me zyrtarët për zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit 2013 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Në Kosovë dhe në Serbi, në mënyrë të veçantë, ajo do të diskutojë dialogun Kosovë-Serbi me dhe progresin në zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 të arritur në Bruksel mbi normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, përcjell “Zëri”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)