Vetingu mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e sistemit të drejtësisë
Prishtinë, 22 nëntor - Grupi për Studime
Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me
temë: “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të
drejtësisë në Kosovë”.
Reforma më qënesore
që sistemi i drejtësisë duhet t'i nënshtrohet është kontrolli i integritetit,
profesionalizmit dhe pastertisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që
aktualisht janë pjesë e sistemit, si e vetmja formë për të nxjerrur jashtë
sistemit personat që kanë të kaluar të dyshimtë, që kanë afërsi me qarqet e
korruptuara apo janë direkt të korruptuar, dhe të cilët nuk janë mjaftueshem
profesional dhe të arsyetuar me vendimet e tyre.