17 Maj 2024

Vetëvendosjes me AAK-në dallojnë shumë në programet që kanë

Prishtinë, 13 dhjetor - Takim i dy liderëve opozitarë Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Albin Kurtit të Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të qartë dallimet dhe  janë qendrimet e tyre karshi zhvillimeve politike e ekonomike në Kosovë.

Ndërsa Kurti i ka bërë ftesë Haradinajt për t’u bashkuar rreth misionit për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Thaçi, Haradinaj i ka thënë Kurtit se qëllimi i tij është afrimi me partinë në pushtet në dobi të shtetit.

“Ne e shprehëm qartë qendrimin tonë se cfarëdo afrimi, bashkëpunimi dhe koalicioni me partinë në pushtet dhe me këtë qeveri nuk është në të mirë të vendit. Një ditë më shumë për këtë qeveri, është një ditë më pak për Kosovën. I bëmë ftesë zotit Haradinajt që të bashkërëndojmë punën opozitare në mënyrë që të largojmë sa më parë këtë qeveri dhe këtë qeverisje”, deklaroi pas takimit kreu VV, Albin Kurti.

“Në këtë kuadër unë provova të sqaroj argumentet e mia dhe pse kam marrë një drejtim të tillë, përafrimin me partinë në pushtet”, tha zoti Haradinaj.

Një bashkim i mundshëm i Vetëvendosjes me AAK-në, sipas Haradinajt është në pikëpyetje edhe për faktin se dallojnë shumë në programet që kanë.

Takimi Kurti- Haradinaj bëhet në kuadër të takimeve që ish-kryeministri kosovar ka nisur me kryetaret e partive politike në vend dhe rajon pas kthimit nga Haga. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)