21 Janar 2025

Vetëvendosjes larg marrëveshjes me LDK - AAK e NISMA-n

Prishtinë, 14 korrik - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një deklarate për media ka thënë së marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-Nisma nuk është arritur, për shkak se ka një ngecje nga dakordimet e mëhershme.

\"Sot e patëm takimin e radhës dhe mund të them që përafrimet e mëhershme nuk kanë avancime të mëtutjeshme dhe ekziston një shpërputhje midis dakordimeve verbale deklarative në takimet më herët dhe gatishmërisë për t’i vënë këto në letër si tekst të shkruar dhe për t’i nënshkruar në fund\", ka thënë Kurti.

Pra, sipas tij ka ngecje sa i përket përafrimeve të mëtutjeshme, të cilat do të mund të shpien në një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje me koalicionin LDK-AAK-Nisma ende.

\"Përderisa e kemi këtë situatë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk mund ta votojë dhe nuk do ta votojë propozimin, procesverbalin në Kuvendin e Republikës, në seancën konstituive të së enjtes, përkitazi me kryeparlamentarin.\"

\"Pra, së pari ne duam një marrëveshje të plotë dhe së dyti vetëm kur realizohet kjo marrëveshje e plotë ne do të mund të kalojmë tek votimet e deputetëve tanë në Kuvendin e Republikës, përkatësisht në seancën konstituive\", ka theksuar ai.

Pra, sa i përket përafrimeve sipas Kurtit ka ngecje dhe rrjedhimisht nuk ka marrëveshje. Do të ketë edhe një takim tjetër por tash për tash kjo është situata. \'

\"Besoj që në këtë gjendje jemi për shkak të shpërputhjes midis deklarimeve dhe dakordimeve verbale në takimet e mëhershme dhe në anën tjetër marrëveshjet si tekst i shkruar për të cilat kanë ngecur përafrimet\", ka theksuar Kurti në fund.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)