Vetëvendosje: Zgjidhja nuk është tek Jahjaga!

Prishtinë, 8 shkurt - Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka deklaruar se kriza politike dhe institucionale në Kosovë është shkaktuar nga marrëveshjet e qeverisë që e cenojnë sovranitetin e integritetin territorial e instituconal të vendit.
\"Thellimi i kësaj krize është rezultat i drejtpërdrejt i insistitimit të po kësaj qeverie të Mustafës e Thaçit për të vazhduar me zbatimin e këtyre marrëveshjeve pavarësisht kundërshtimit\", ka shkruar ai në Facebook.
Sipas tij një dalje nga kriza që do të ishtë e dobishme për sovranizimin e Kosovës dhe demokracinë në të nuk mund të vijë nga takimet, dialogu a marrëveshjet me shkakëtarët e krizës, me Mustafën e Thaçin.
"Zgjidhja është te qytetarët protestues, te ata dhe me ata të cilët për çdo herë e më shumë, janë të gatshëm të angazhohen politikisht për të mirën e Republikës. Zgjidhja nuk është te Jahjaga më 8 shkurt, por në shesh më 17 shkurt", ka thënë ai.