Vetëvendosje uron gjithë besimtarët myslimanë
Prishtinë, 24 shtator - Lëvizja Vetëvendosje! ua uron gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.
"Në këtë festë religjioze përkujtohet dhe festohet rruga e gjatë dhe e vështirë drejt drejtësisë, e cila është një rrugë plot sakrifica, për mbarë njerëzimin."
"Kjo festë po ashtu na përkujton solidaritetin mes nesh, i cili duhet të jetë edhe familjar, edhe identitar, por mbi të gjitha është tepër e rëndësishme të jetë solidaritet ndaj secilit person që është në nevojë për këtë solidaritet, edhe nëse ai është tërësisht ndryshe nga ne", thekson Vetëndosje.
\"Besimtarëve myslimanë e familjeve të tyre u urojmë një festë sa më të mbarë.\"