VETËVENDOSJE! u uron të gjithë myslimanëve Ramazanin
Prishtinë, 6 qershor - Lëvizja VETËVENDOSJE! u uron të gjithë myslimanëve që do të agjërojnë Ramazanin, një agjërim dinjitoz e të lehtë.
Agjërimi është periudhë e disiplinimit trupor e moral, por edhe e meditimit mbi gjendjen kolektive e shoqërore. Përmes heqjes dorë besimtarët përkohësisht i afrohen përjetimit të atyre që s\'kanë. Por ky muaj na përcjell edhe mesazhin që të heqësh dorë është thelbësisht ndryshe prej skamjes, e cila ka nevojë për solidaritetin tonë shoqëror dhe angazhimin tonë politik, pavarësisht të qenit besimtar ose jo, që të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë.