Vetëvendosje sot shënon 10-vjetorin e themelimit
Prishtinë, 12 qershor - Lëvizja Vetëvendosje sot shënon 10-vjetorin e themelimit. Kështu që me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të saj Vetëvendosje organizon tubim me qytetarë dhe aktivistë duke u përcjellur pastaj me shfaqjen e një filmi dokumentar.
Sekretari organizativ, Dardan Molliqaj ka thënë se kjo lëvizje nuk ekziston për hir të vetvetes.
Ai ka thënë se i vetmi kriter me të cilin e masin suksesin gjatë këtyre viteve është realizimi i programit politik dhe alternativës qeverisëse.
Molliqaj ka thënë se Vetëvendosje e ka të sigurt rrugëtimin përpara.