Vetëvendosje sot organizon protestë kundër korrupsionit në Gjilan
Gjilan, 16 mars - Qendra në Gjilan e Lëvizjes Vetëvendosje!, sot organizon proteste kundër nepotizmit dhe korrupsionit në Komunën e Gjilanit.
Në një konferencë për media sot, aktivistët e kësaj Qendre, Arianit Sadiku, sekretar organizativ, dhe Nevzad Isufi nënkryetar i Qendrës, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që janë të vendosur për ta ndryshuar këtë gjendje, t?i bashkohen kësaj proteste.
Po ashtu ata prezantuan dhe arsyet e protestës të cilat lidhen me gjendjen e përkeqësuar sociale dhe ekonomike, papunësinë, shkaqet themelore të së secilës burojnë nga korrupsioni në rritje.
Po ashtu Vetëvendosje e konsideron qeverisje abuzive nga Kryetari i Komunës, Qemajl Mustafa, i cili me praktikat e tij nepotiste e ka ngulfatur plotësisht funksionimin e institucioneve dhe shërbimin e tyre në të mirë të qytetarëve.
Protesta do të mbahet pranë drejtorisë për buxhet dhe financa (përballë "Kristalit") Gjilan dhe nis nga ora 12:30.