16 Janar 2025

Vetëvendosje sot do të kërkojë largimin e ministrit Rexhepi

Prishtinë, 4 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancen e sotme ka thirrur në interpelance Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Inteprlanca është thirrur sipas kërkesë së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dyshimet për  keqpërdorimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë Kontratën e pasaportave biometrike me kompaninë austriake (OESD).

Në këtë interpelancë parashihet edhe votimi i një mocioni që i kërkohet kryeministri të vendit, Hashim Thaçi shkarkimin e ministrit Rexhepi.  

Kreu i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti ka deklaruar Vetëvendosje synon që ministrin Rexhepi ta përballin me fakte të korrupsionit dhe krimit që ka krijuar ai, raporton rtk.

”Ministri më shumë bën politikë policore, sesa që ju shërben qytetarëve të Kosovës. Ai është llogari-dhënës ndaj Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Edhe shefi Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet ka thënë se do të përkrahin mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e ministrit, Rexhepi.

“Unë besoj që do të votojmë që të ndërmerren masa në këtë ministri e në këtë rast edhe rreth ministrit. LDK-ja është e vetëdijshme që emërimin dhe shkarkimin e ministrave e bënë Thaçi, por ne do të bisedojmë më grupin parlamentar dhe do të kemi qëndrimin që besoj është ky që e thash tani”, ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)