28 Dhjetor 2024

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë

Prishtinë, 10 janar - Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se demokracia e brendshme është një nga shtyllat më të rëndësishme të organizimit tonë.

Në përputhje me Statutin e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje! ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurt 2021.

Të gjithë anëtarët e Lëvizjes, të interesuar për të kandiduar në këto zgjedhje  duhet të paraqesin deklaratën e kandidaturës me dokumentacionin shoqërues brenda 48 orëve nga publikimi i këtij njoftimi.

 Në secilën Qendër të Lëvizjes Vetëvendosje! janë ngritur Komisionet Zgjedhore ad hoc të Qendrave, ku anëtarët e interesuar mund të drejtohen për çdo informacion të mëtejshëm.

Me besimin e plotë në vlerat e demokracisë sonë të brendshme dhe në respektim të Statutit, ky proces synon të çojë përpara kandidatet dhe kandidatët më të përgatitur për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)