16 Janar 2025

Vetëvendosje shpall sot Qemajl Mustafën "Doctor Causa Nepotism"

Prishtinë, 8 prill - Sot në një aksion simbolik e politik, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, shpalli kryetarin e komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, “Doctor Causa Nepotism”.

Pranë objektit të Komunës, vendosën një pano ku shihej Mustafa me kostumin solemn dhe satirizohej marrja e çmimit “Doctor Honoris Causa”.

Aktivisti Shkodran Ramadani, në emër të të diplomuarve deklaroi se “sot në Komunën e Gjilanit, kemi rastin ta shënojmë këtë ditë,sepse po shpallet Kryetari i Komunës sonë, Qemajl Mustafa, “Doctor Causa Nepotism”. Ne po e shpallim me këtë titull çnderi, për punësimin pa konkurs dhe pa kualifikim të:

Bashkëshortes, në Drejtorinë e Arsimit, si zyrtare për parashkollorë, Vëllait, në zyrën për riatdhesim, Kunatës, në shkollën fillore në Lagjen e Tetë (VIII), Motrës, në konviktin e nxënësve dhe studentëve, Dhëndrit, në shkollën fillore në Miresh.”

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan pas protestës së fundit kundër nepotizmit, me propozime edhe nga qytetarë të Komunës së Gjilanit, shpalli sot Kryetarin e Komunës, “Doctor Causa Nepotism”, për favorizimin ekstrem të familjarëve të tij të ngushtë në institucionet publike dhe veçmas në arsim duke e njoftuar Kryetarin se për titullin e dhënë, kanë miratimin dhe bekimin e të gjithë të diplomuarve të Komunës së Gjilanit, të cilët presin me vite të punësohen.

Por ja që nuk e kanë të afërm familjar kreun e Komunës dhe nuk mund të zënë një vend të punës në përputhje me orientimin e tyre universitar dhe profesional.

Pas marrjes së këtij titulli, aktivistët kërkuan që festa t’i paraprijë largimit nga puna pa kritere profesionale dhe ligjore të familjarëve nga ana e kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë komunalë, sepse pa meritokraci dhe konkurs publik, institucioneve tona do t’i humb mundësia të zgjedhin njerëzit e merituar në vendin dhe në mënyrën e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)