Vetëvendosje: RTK vazhdon sulmet me gjuhën e Qeverisë
Prishtinë, 29 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Radio Televizioni i Kosovës, me reagimet e tij tendencioze dhe përpjekjen e pasinqertë që të distancohet nga Qeveria, veçse po konfirmon se janë medium më së paku në shërbim të publikut taksapagues, dhe krejtësisht mjet propagandistik i klanit Pronto dhe Qeverisë së Kosovës.
Reagimet e Menaxhmentit të RTKsë sipas Vetëvendosjes duken sikur të jenë kumtesa të Zyrës për Media të PDKsë ose LDKsë, dhe njëzëri përpiqen që sulmet e fundit me bomba ti lidhin me Vetëvendosje!-n, për shkak të kritikave të vazhdueshme nga ana jonë.
Por, gjuha dhe kritikat e Vetëvendosje!-s në asnjë moment nuk janë kërcënuese, shantazhuese apo nxitëse. Synimi i tyre është që të bëjë thirrje për departizimin dhe çkapjen e RTKsë, dhe çdo institucioni tjetër, sepse vetëm kështu kemi funksionim të mirëfilltë të shtetit.
Vetëvendosje thekson se sulmet me bomba dhe çdo lloj i akteve të tilla mbesin të papranueshme, sikurse mbetet e papranueshme kapja e RTKsë nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa.
Sulmi ndaj shtëpisë së Drejtorit të Përgjithshëm të RTKsë, Mentor Shalës, mbetet i papranueshëm, por Mentor Shala mbetet njëri i kapur nga klani Pronto dhe keqpërdorues i shumëfishtë i transmetuesit publik. Si i tillë, Mentor Shala nuk duhet të jetë në krye të mediumit publik.
Lëvizja Vetëvendosje! i bën thirrje RTKsë edhe një herë që të mos e luajë zëdhënësin e pushtetit, bënë thirrje që sulmet me bomba të mos përsëriten ndaj asnjë institucioni dhe kërkon hetim të menjëhershëm të tyre, dhe fare në fund, kërkon nga secili qytetar që pakënaqësinë dhe kundërshtimin ndaj kësaj qeverie ta shpreh në protestën e 1 shtatorit dhe protesta të tjera.