Vetëvendosje: RTK - Radio Televizioni i Kunatave
Prishtinë, 11 shtator - Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një aktivitet para RTK-së, ku kanë vendosur një pllakat me emrat e PDK-së të cilët, sipas tyre kanë punësuar në RTK të afërmit e tyre. Në pllakatë shkruhet RTK - Radio Televizioni i Kunatave.
Frashër Krasniqi, aktivist i VV-së, ka thënë se drejtori i RTK-së, Mentor Shala është shumë i afërt me PDK-në, ai së bashku me gruan e tij, Ramize Myrtezi Shala, kanë themeluar OJQ-në dhe kompaninë që kanë fituar tender në RTK.
Gjithashtu, kanë bërë keqpërdorime të mëdha të buxhetit të RTK-së duke paguar emisione të jashtme në mënyrë të jashtëligjshme.
Personat e PDK-së që kanë punësuar të afërmit e tyre janë: Hashim, Thaçi, Vlora Çitaku, Bekim Haxhiu, Bekim Qollaku, Azem Syla, Mustafë Mustafa, Shaip Muja, Xhevahire Izmaku, Abelard Tahiri, Ngadhënjim Kastrati dhe Mentor Shala.