06 Maj 2024

Vetëvendosje: RTK-ja e Hashimit

Prishtinë, 28 shkurt - Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! edhe një herë ka shpreh shqetësimin për pavarësinë editoriale të Radiotelevizionit Publik.

Sot gjatë kohës që Kuvendi i Kosovës zhvillonte punimet dhe diskutonte për një çështje shumë të rëndësishme siç është ajo e plaçkitjes së pensioneve nga ana e Serbisë, me një vendim editorial të çuditshëm Radio Televizioni Publik vendos të transmetojë drejtpërdrejtë nga ndërtesa e Qeverisë një konferencë të thërritur aty për aty nga Kryeministri Hashim Thaçi.

RTK-ja si televizion publik është e detyruar me ligj dhe me përshkrim të misionit të saj që t’i shërbejë interesave të publikut.

"Nuk ka çështje më me shumë interes për qytetarët e Kosovës sesa plaçkitja e kontributit të tyre jetësor nga ana e shtetit me të cilin po negocion Kryeministri. Po ashtu dhe të vendimit që do të marrë Kuvendi për ta ndryshuar gjendjen për këtë padrejtësi të madhe të shtetit serb.", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. 

Mirëpo në vend të transmetimit të debatit që po zhvillohet nga përfaqësuesit e popullit, RTK vrapon të dërgojë kamerat në zyrat e Kryeministrit, madje në kohë rekord.

"Kjo edhe një herë e vërteton atë që kemi thënë më herët se RTK është shërbim i PDK-së", thuhet në fund të reagimit të Vetëvendosjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)