28 Prill 2024

Vetëvendosje: Reforma e zgjedhjeve, mbulim kozmetik i manipulimeve

Prishtinë, 8 qershor - Lëvizja Vetëvendosje, kundërshton që reformat zgjedhore të bëhen vetëm nga komisionet e formuara. Në Vetëvendosje thonë se pjesë e ndryshimeve duhet të jenë edhe qytetarët.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Sejdiu në një konferencë për media tha se formimi i komisioneve për ndryshime zgjedhore është bërë për shkak të mbulimit të vjedhjeve të votave në zgjedhjet e fundit.

Sejdiu nga Vetëvendosje thotë se është qytetari që duhet të jetë pjesë e diskutimeve dhe të vendoset se çfarë të ndryshohet. Ai tha se nëse ndodhë e kundërta dhe punohet vetëm në komisione atëherë manipulime të votave do të ketë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Megjithatë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thonë se ata do të jenë pjesë e komisioneve në mënyrë që të paktën aty të ndikojnë në ndryshime pozitive.
 
Pushteti sipas tij me përkrahjen e të ashtuquajturës opozitë konstruktive po bën të pamundurën për ta harruar dhe minimizuar dhunimin e votës së qytetarit me 12 dhjetor, 9 janar dhe 23 janar dhe për ta barazuar kriminelin me viktimën.

\"Edhe një herë i bëjmë thirrje organeve të drejtsisë që gjitha rastet që lidhen me manipulimin e votës së sovranit të ndëshkohen dhe në këtë mënyrë të filloj kthimi i besimit të humbur në procesin e zgjedhjeve\", ka theksuar Sejdiu. 

Lëvizja Vetëvendosje!  i sheh këto komisione si një kozmetikë e vendosur mbi fytyrën e vërtetë të procesit zgjedhor të 12 dhjetorit, me qëllim të shmangies së vëmendjes nga nevoja që të kthehet besimi tek qytetari në sistemin zgjedhor duke ndëshkuar manipuluesit e votës dhe patronët e tyre. 

Fundja si mund të vlersohet një ligj zgjedhor kur i njejti nuk është zbatuar asnjëherë në plotninë e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)