Vetëvendosje: Qeveria ska legjitimitet për ti vazhduar negociatat
Prishtinë, 20 prill - Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë të ditur se është shumë e shqetësuar me zhvillimin e bisedimeve të fundit në Bruksel pasi që ato i ka karakterizuar një mungesë e madhe transparence.
\"Ne e dimë nga historiku i negociatave se mungesa e transparencës përveç që është problem në vete, është indikacion për përmbajtjen e dëmshme të rezultatit.\"
\"Kështu ka qenë me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara deri tash, nga Plani i Ahtisaarit deri tek Marrëveshja për Zajednicën. Ku nuk ka pasur transparencë në fillim, ska pasur as llogaridhënie pastaj\", thekson Vetëvendosje.
Marrëveshja që sipas VV lejon dokumentet e Serbisë në Kosovë është marrëveshje prej Zajednice, siç është i tillë edhe procesi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
\"Qeveria kuislinge e Isa Mustafës, pas shpalljes antikushtetuese të Marrëveshjes për Zajednicënnuk ka më kurrfarë legjitimiteti për të biseduar apo lidhur marrëveshje me askend në emër të Kosovës.\"
\"Ia bëjmë me dije Qeverisë së Rashkës se asnjë marrëveshje që legalizon dokumentet e lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë nuk do të pranohet nga qytetarët e vendit; se nuk mund të ketë kurrfarë vizita korrekte të zyrtarëve nga Serbia, përderis Serbia si shtet është shoviniste ndaj Republikës së Kosovës\", theksoi Vetëvendosje.