29 Prill 2024

Vetëvendosje: Qeveria me 22 janar ishte më çnjerëzore

Prishtinë, 23 janar - Lëvizja Vetëvendosje! ka vlerësuar se qytetarët e dëshmuan se nuk mund t’i frikësojë qeveria, dhe se janë të qëndrueshëm përkundër kushteve të vështira që i shkaktoi policia.

Dardan Molliqaj sekretare i Vetëvendosjes ka thënë se masiviteti i protestës së djeshme tregon vullnetin e popullit për reciprocitet me Serbinë përkundër Qeverisë e cila po i nënshtrohet asaj.

\"Përkundër gjithë luftës propagandistike të Qeverisë para 14  janarit e veçanërisht në javën në mes 14 dhe 22 janarit përfshirë këtu edhe vendimin antipopullor të Qeverisë së Kosovës për ta shfuqizuar reciprocitetin me Serbinë, qytetarët e dëshmuan që e duan Kosovën të barabartë më Serbinë, dhe e duan Kosovën republikë me sovranitet të plotë\", ka theksuar Molliqaj.

Me 14 janar, urdhrat e qeverisë sipas tij ishin shumë më të dhunshëm, mirëpo me 22 janar ata ishin më çnjerëzor.

Kjo siç ka thënë ai dëshmoi që intervenimi i dhunshëm me 14 janar ishte bërë me urdhër politik.

\"Kjo tregoi që askush s’ka pasur nevojë të lëndohet, arrestohet, dënohet ose plagoset me 14 janar. Kjo tregoi që për të gjitha plagët dhe dëmet e 14 janarit, përgjegjëse është Qeveria e Kosovës\", ka pohuar ai.

Molliqaj ka nenvizuar se edhe këtë herë policia ishte tërësisht antiligjore.

\"Duke mos ndërhyrë dhunshëm në protestë, pra duke pranuar se protesta ishte legjitime, paqësore e ligjore, ajo e luftoi çdo mjet për ekzistencë të protestuesve: ushqimin, ujin, batanijet, tendat, gjeneratorët, reflektorët, etj.\"

Qeveria sipas tij iu tha qytetarëve, keni të drejtë të protestoni, por nuk keni të drejtë të hani, të pini, e as të ngroheni.

Xhelal Sfeqla po nga kjo levizje ka thënë se sërish policia e bllokoi lirinë e lëvizjes dhe qarkullimin e lirë në mënyrë të trefishtë: nuk lejoi ardhjen e aktivistëve nga Shqipëria, të cilët i ndaloi në kufi dhe i arrestoi 7 prej tyre; përsëri u instaluan postblloqe gjithandej rrugëve që shpien për në Merdar dhe te Dheu i Bardhë; u bllokua rruga disa kilometra para këtyre dy pikave kufitare nga kordonët policore që nuk lejonin as protestuesit të marshojnë paqësisht, e as kalimtarë të rastit që të ecin në anën tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)