Vetëvendosje proteston sot për Luginën e Preshevës
Prishtinë, 26 janar - Lëvizja Vetëvendosje për sot ka paralajmëruar një protestë për tu solidarizuar me popullin shqiptar, i cili jeton në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Protesta nis në orën 14:00 te Biblioteka Kombëtare dhe Universitare dhe përfundon para Teatrit Kombëtar.
Kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka thënë se me anë të protestës kërkojnë respektimin e të drejtave civile dhe kthimin e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, në vendin e mëparshëm.
Kërkesat e Vetëvendosjes, në këtë protestë janë respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë, kthimi i lapidarit, ndërprerja e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kthimi i plotë i reciprociteti me Serbinë, si dhe shtrirja e sovranitetit në tërë vendin.
Edhe Shoqata ,,Vatra përkrahë protestën që është organizuar nga Vetvëvendosja ku u bënë thirrje studentëve, nxënësve dhe popullatës së gjërë e në veçanti atyre që kanë prejardhje nga Kosova Lindore e që jetojnë në Prishtinë,Fushkosovë, Gjilan të marrin pjesë në protestën që do të mbahet në përkrahje të vëllezërve në Kosovën Lindore.
Protestës ju kanë bashkuar edhe këto organizata; Sindikata e Pavarur e Bujqve, Sindikata e Pavarur e Pensionisteve, Shoqata e Muhaxherëve të Preshevës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Preshevë, Shoqata "Vatra", Lëvizja Demokratike për Integrim, Shoqata "26 Marsi 1999", Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB së, Thirrjet e Nënave Gjakovë, Grupi i tifozve Plisat, Shoqata " Shiponjat", dhe Qendra "Liria", Gjilan. Protesta pra, fillon nesër, e shtunë, në ora 14:00 para Bibliotekës Kombëtare Universitare.