Vetëvendosje proteston në Bruksel kundër bisedimeve
Bruksel, 17 janar - Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, protestuan sot në Bruksel përpara ndërtesës së European External Action Service, ku është zyrës së Catherine Ashton në kundërshtim të bisedimeve Thaçi-Daçiç.
Ata i dërguan një letër zonjës Ashton ku i shpjegonin kundërshtimet e tyre. Aktivistët janë nga Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje! në Evropë.
Së bashku me ta ishte dhe deputeti i Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës, Afrim Hoti Parullat që mbanin në këtë protestë ishin: Jo negociata me zëdhënësin e Millosheviqit! Jo negociata pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve! Jo negociata pa njohje për Kosovën nga Serbia!Serbia të kërkoje falje për krimet e kryera në Kosovë! dhe Në emër të kujt? 38% votat të vjedhura. PA LIGJITIMITET!
Ndërkohë që njërën prej tyre ia bënë dhuratë Hashim Thaçit, para se të futet në takim.
Protesta është organizuar në shenjë kundërshtimi për bisedimet që pritet të nisin sot pasdite, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.