15 Janar 2025

Vetëvendosje, protestë për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin

Prishtinë, 25 janar - Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot një konferencë për media në lidhje me Protestën për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, në të cilën ftoi të gjithë qytetarët që të shprehin solidaritetin e tyre me shqiptarët në atë anë, nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë protestë.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar edhe një herë Qeverinë e Kosovës, për mos përfshirje të çështjes së shqiptarëve të Luginës se Preshevës, në dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se kryeministri Thaçi ka vetëm retorikë politike, e jo veprime konkrete në mbrojtje të shqiptarëve. Këto komente u bënë në një konferencë për shtyp në lidhje me protestën për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, e cila do të mbahet nesër në Prishtinë.

“Institucionet e Kosovës deri tani e kanë injoruar problemin ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ata kanë negociuar me Serbinë, për Kosovën, dhe në këto negociata të drejtat e shqiptarëve në ato tre komuna nuk kanë qenë as kusht për negociata e më pas as temë në to. Për më keq, qytetarëve atje u është krijuar iluzioni se në këto negociata do të trajtohet çështja e tyre. Kjo gjë i ka pasivizuar ata. I ka lënë të shpresojnë. Prishtina ishte dyfish e padrejtë ndaj tyre”, ka thënë Kurti.

Heqja e lapidarit, për liderin e VV-së, nuk ishte veç heqje e thjeshtë e një përmendoreje, por ishte mohim i historisë, mohim i kulturës, si hallkë në procesin sistematik të zhbërjes të çdo gjëje shqiptare.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që ta shprehin solidaritetin e tyre me shqiptarët në atë anë, nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë protestë.

Kërkesat e VV-së në këtë protestë janë:

1. Respektimi i të drejtave civile dhe kolektive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, si dhe kthimi i lapidarit në vendin e mëparshëm.

2. Ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.

3. Kthimi i rezolutës së Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë.

4. Ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës.

Protesta do të zhvillohet neser në orën 14:00. Marshimi do të nisë nga Biblioteka Kombëtare Universitare, për të vazhduar në rrugën “Agim Ramadani”, rrugën “UÇK”, rrugën “Luan Haradinaj” sheshin “Zahir Pajaziti” deri para Teatrit Kombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)