29 Prill 2024

Vetëvendosje: protesta ka dhënë rezultatet e para të reciprocitetit

Prishtinë, 22 janar - Lëvizja Vetëvendosje! njofton se protesta paqësore ka filluar siç ishte planifikuar në orën 13:00 dhe po realizohet sipas planit tonë, pra në mënyrë paqësore dhe në mbrojte të Republikës.
 
Kjo protestë paqësore sipas tyre tashmë ka dhënë rezultatet e para të reciprocitetit në zbatim.

Më saktësisht deri më tani, në Merdar një kamion me targa të Shkupit me mallra italiane nuk u pengua të kalojë nga protestuesit, ndërsa tek Dheu i Bardhë është kthyer mbrapsht për në Serbi një veturë me targa “GL” nga policia, pas reagimit të protestuesve.

Gjithashtu te Dheu i Bardhë protestuesit ia kanë hequr targat e Serbisë një veture që ka tentuar të kalojë dhe e kanë kthyer mbrapsht në Serbi. Pas kësaj arritën përforcime të njësisë speciale të policisë së Kosovës.
 
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në afërsi të të dyja pikave kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardhë. Numri i tyre është dukshëm më i madh se i protestës së 14 janarit.

Ndërkaq Policia e Kosoves ka bërë të ditur se edhe protesta e organizuar e cila është duke u mbajtur sot ne dy magjistralet, atë ne drejtim te pike kalimit kufitare Merdare dhe tek pike kalimi kufitare Dheu i Bardhe, nuk është lajmëruar në Policinë e Kosovës ashtu siç e parasheh ligji mbi Tubimet Publike.

Policia ka thënë nga ana e protestuesve kanë filluar tubimet duke bllokuar njërën korsi te magjistrales, tek urat ne hyrje te Podujevës e cila te shpie ne drejtim te pike kalimit kufitar Merdare, e po ashtu një bllokim i njërës korsi është duke ndodhur edhe ne magjistralen e cila te shpie ne drejtim te pike kalimit kufitare Dheu i Bardhe, situata ne te dy lokacionet është e qetë.

Në pikë kalimin kufitare Vermice Policia e Kosovës ka ndaluar për kontrolle kufitare dy autobus, te cilëve iu është ndaluar hyrja për shkaqe te mos posedimit te dokumentacionit te nevojshëm nga ana e vozitësve, te cilat kërkohen ne baze te procedurave te kalimit kufitare.

Në ketë pike kalim kufitare Policia e Kosovës nuk ka ndaluar apo arrestuar asnjë person, por disa personave ju është refuzuar hyrja pasi ndaj cilëve është kryer procedura e refuzimit te hyrjes dhe pas përfundimit te procedurës policore janë liruar, këto procedura  janë procedura te rregullta policore.  

Gjate ditës se sotme në pikë kalimin kufitare Merdare kanë kaluar pesë kamion me mallra te ndryshëm si dhe tre kamion te tjerë kanë kaluar në pikë kalimin kufitare Dheu i Bardhë. Qarkullimi është duke u zhvilluar ne dy pike kalimet kufitare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)