29 Prill 2024

Vetëvendosje propozon tjetër rezolutë

Prishtinë, 31 janar - Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se nuk do ta votojë rezolutën e Partisë Demokratike të Kosovës e cila do të hidhet në votim në Kuvendin e Kosovës për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, ndërkohë që është bërë e ditur se ajo ka bërë gati një rezolutë të re, që do ta sfidojë atë të PDK-së.

Shpend Ahmeti, nga lëvizja Vetëvendosje theksoi se prapa rezolutës së PDK-së fshihen kompromise të dhimbshme për Kosovën.

Sipas tij, prapa kësaj rezolute gjithashtu fshihet Ahtisaari Plus, gjashtë pikëshi i Ban Ki Moonit dhe katër pikëshi i presidentit serb, Boris Tadic.

Kjo parti opozitare thotë se është dhe ka qenë gjithmonë pro përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, por jo në këtë formë siç po bën Thaçi duke pranuar, sipas tyre, konsensuse të dhimbshme.

Ndërkaq, sipas anëtarit tjetër të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, me këtë rezolutë nuk po përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë, por po vendosen kushtëzime të tjera.

Rezoluta e plotë e Vetëvendosjes:

1. Të gjitha vendimet e nxjerra dhe masat e ndërmarra nga institucionet e vendit duhet të respektojnë sovranitetin e plotë shtetëror dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi të fillojë punimet në ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës për ta fuqizuar atë si Aktin më të lartë juridik të vendit.

3. Ndryshimet kushtetuese duhet ta garantojnë rregullimin e vendit si Republikë parlamentare, t`i garantojë Republikës së Kosovës barazinë shtetërore me vendet e tjera, si dhe t`i garantojë qytetarëve të Kosovës të drejtat e barabarta politike, ligjore e sociale.

4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës të mos përmbajë asnjë lloj kushtëzimesh ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të vendit, dhe të sanksionojë të drejta dhe obligime shtetërore dhe kolektive për Kosovën dhe popullin e Kosovës, si dhe obligime të institucioneve ndaj këtyre qytetarëve.

5. Kushtetuta do të hyjë në fuqi me referendum.

6. Të gjitha kompetencat ekzekutive do të ushtrohen dhe zbatohen nga institucionet legjitime të vendit.

7. Prezenca ndërkombëtare në Kosovë, qoftë e natyrës ndihmëse apo monitoruese, duhet të rregullohet me marrëveshje sovrane me institucionet e Kosovës.

8. Sovraniteti shtetëror e institucional, që buron nga populli, si dhe integriteti territorial i vendit, janë të patjetërsueshme dhe të panegociueshme. Mbartja e sovranitetit institucional tërësisht, apo pjesërisht, te një institucion tjetër brenda apo jashtë vendit, negocimi mbi kufijtë e vendit, apo ndryshimi i statusit të njësive administrative dhe/ose një grupi të njësive administrative, mund të bëhet vetëm me referendum.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)