Vetëvendosje!, prezanton aderues të rinj
Prishtinë, 11 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje!, të enjten, më 11 nëntor, mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën i prezentoi pesë subjekte politike, të cilat iu bashkangjitën listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosje!-s.
Konferencën e hapi Albin Kurti, i cili tha se ka nderin që sot ti prezentojë:
Avni Klinakun nga Lëvizja për Bashkim
Fadil Fazliun nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim
Xhemajl Arënliun nga Balli Kombëtar
Arif Krasniqin nga Partia Ekologjike dhe
Elza Sadikun nga Lëvizja Demokratike për Integrim.
Ky koalicion është joformal dhe zgjedhor, të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje!.
Me këtë rast Albin Kurti tha Është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit.