29 Prill 2024

Vetëvendosje: “Pasarela e Turpit”

Prishtinë, 17 qershor -  Sot aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në sheshin Nëna Terezë, realizuan aksionin simbolik “Pasarela e Turpit” me fotografitë e Yjeve të hajnisë së pronës publike,  të mirëqenies së qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës. 


Midis tyre më të dalluarit në famën e tyre janë: Hashim Thaçi, Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bredri Hamza, Hajredin Kuçi, Bajram Rexhepi. 


Aktivistja Puhie Demaku gjatë këtij aksioni tha se:


“Bulevardi Hollywood është i mbushur përplot yje që shënjojnë emrat e më të arriturve në skenën e filmit. “Walk of Fame” apo “Pasarela e Famës” është mishërim i të arriturave.  

Të frymëzuar nga Walk of Fame, Lëvizja VETËVENDOSJE! sot ka shndërruar bulevardin më të famshëm në Kosovë, në Walk of Shame – Pasarela e Turpit, meqë udhëheqësit e kësaj Qeverie janë mishërim i turpit të këtij vendi, të këtij populli dhe kësaj shoqërie.

Ata po e plaçkisin shtetin dhe popullin duke u thirrur në emër të kombit e në emër të sovranitetit, pikërisht, duke përbuzur popullin dhe duke përmbysur edhe atë pak sovranitet që e gëzojmë.


Kosovës po i vidhet territori përmes dialogut me Serbinë.


Kosovës po i vidhet buxheti përmes korrupsionit.


Kosovës po i vidhen asestet përmes privatizimit.


Në vend të njohjeve ndërkombëtare, Kosovës po i shtohet numri i njollave ndërkombëtare. Në çdo raport ndërkombëtar, Kosova etiketohet me fyerjet më të rënda të cilat nuk përkojnë me vlerat e këtij populli, por që përkojnë me mospunën dhe me abuzimet e udhëheqësve të kësaj qeverie. 


Kosova sot është vendi më i izoluar në Evropë, me shkallën më të lartë të papunësisë, me shkallën më të lartë të varfërisë dhe me shkallën më të lartë të korrupsionit.

E pazhvilluar ekonomikisht, e pasigurt territorialisht, e panjohur ndërkombëtarisht dhe e cunguar politikisht.

Një qeveri që kujdeset që çdo ditë popullit t’i shërbehet një dozë e madhe e lajmeve të kobshme e që çdo ditë e më shumë e detyron popullin që të vetmen mundësi atdhedashurie ta shoh ikjen nga atdheu,  meriton të ketë Pasarelë të Turpit apo Walk of Shame...sepse këto “yje” janë meritorët e gjendjes së mjerueshme në të cilën gjendet shteti më i ri. 


Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE!  ju fton që të mërkurën me 22 qershor të bashkoheni në protestën paqësore që Kosovës t’i kthehet parasrela e krenarisë dhe e dinjitetit, dhe t’i hiqen yjet dhe njollat e turpit.”
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)