19 Maj 2024

Vetëvendosje paralajmëron protestë më 26 janar

Prishtinë, 22 janar - Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë ditën e shtunë më 26 janar protestë mbarë popullore në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Protesta do të fillojë në orën 14:00 të Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar pastaj nëpër Sheshin “Nënë Tereza” e deri te Teatri Kombëtar.

Glauk Konjufca deputet i Vetëvendosjes ka thënë se në mungesë të veprimeve shtetërore të Kosovës kemi parë thirrje në rrjetet sociale që të bëhen revanshizma në caqe të ndryshme të Kosovës.

\"Përderisa ne kemi thënë se zemërimi i popullit të Kosovës është i kuptueshëm dhe ne po e shohim, revanshizmi nuk është reciprocitet, dhe më së paku akt politik.\"

\"Ne mendojmë se zemërimi i popullit shqiptar kudo, duhet të kthehet në trysni drejt qeverive tona për të zbatuar reciprocitet politik dhe të ligjit ndërkombëtar me Serbinë\", ka theksuar Konjufca.

Protestuesit do të kërkojnë, respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ndalimin e menjëhershëm të negociatave me Serbinë, kthimin në Kuvend të rezolutës për reciprocitet me Serbinë si dhe shtrirjen e sovranitetit të qeverisë në gjithë Kosovën.

\"I bëjmë ftesë të gjitha organizatave shoqërore dhe politike, të na bashkëngjiten në këtë protestë, me ç’rast populli i Kosovës do ta tregojë solidaritetin me shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Po ashtu, bëjmë thirrje që të shtunën të kemi solidaritet për të mundësuar ardhjen qytetarëve nga anembanë Kosova, në një numër sa më të madh\", ka theksuar Shpend Ahmeti.

Suksesi i kësaj proteste sipas tij do të dërgonte zë të fuqishëm edhe tek Qeveria e Kosovës, për hapat që duhet ndërmarrë tani, te bashkësia ndërkombëtare dhe te Serbia, që vërtetë shqiptarët mendojnë si një dhe nuk janë të vetëm në asnjë territor por, të bashkuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)