Vetëvendosje paralajmëron protestë me 22 janar
Prishtinë, 15 janar - Pas një jave Vetëvendosje sërish do të provojë të bllokojë pikat kufitare. Lëvizja e Albin Kurtit ka bërë të ditur në një konferencë shtypi se do të organizojë një protestë të re, për të dielën e ardhshme 22 janar.
Nënkryetari Shpend Ahmeti ka thënë se kjo do të ndodhë vetëm nëse Qeveria nuk nis zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë .
Ndërhyrja e dhunshme ndaj protestuesve është bërë me urdhrin e Thaçit dhe Qeverisë. Dje është parë që Qeveria ka lidhje të forta ekonomike me Serbinë. Ajo ka zgjedhur të mbrojë Serbinë para popullit të saj, ka thënë Ahmeti në konferencë