Vetëvendosje paralajmëron padi për policinë
Vetëvendosje do të padisë të gjithë policët dhe oficerët që kanë ushtruar dhunë të tepruar ndaj protestuesve. Në bazë të fjalimit të kryeministrit Hashim Thaçit, ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepit dhe zëdhënësit të Policisë së Kosovës Baki Kelanit ne kemi kuptuar që ata kanë qenë të gatshëm edhe të na vrasin, ka deklaruar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi një konferencë për media.
Sipas Selimit në mesin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ka pasur grupe të cilët kanë qenë të gatshëm të ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.
Duke aluduar në thirrjen e kreut të Kuvendit që i ka bërë thirrje presidentes për të biseduar me partitë politike, lidhur me situatën e krijuar, Selimi ka thënë se Vetëvendosje nuk do të negociojë me askënd për të lejuar hyrjen e mallrave serbe.
Nuk do të negociojmë për të hyrë mallrat serbe. Vetëm nëse qeveria merr vendimin për zbatimin e reciprocitetit ne do ta anulojmë protestën e 22 janarit, ka pohuar Selimi.