29 Prill 2024

Vetëvendosje paralajmëron bllokimin kufirit me Serbinë

Prishtinë, 28 dhjetor - Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, sërish sot e kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura pas bisedimeve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Visar Ymeri, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, tha se marrëveshjet, të cilat po zbatohen në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë prodhim i negociatave në Serbi, dhe janë rrjedhojë e një procesi të padrejtë negociues. 

“Marrëveshjet në formë konkluzionesh nga negociatat e qeverisë së Kosovës me Serbinë po e definojnë një marrëdhënie të veçantë mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse e veçantë, kjo marrëdhënie është gjithsesi marrëdhënie nënshtrimi, e jo marrëdhënie barazie”, ka deklaruar Ymeri.

Ymerin theksoi se aktualisht në marrëdhëniet Kosovë - Serbi ekzistojnë dy fakte për të cilat ka pajtueshmëri të plotë: në njërën anën Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe në anën tjetër kemi një vendim të Kuvendit të Kosovës që kërkon reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

Në fakt ky i fundit pra vendimi i Kuvendit të Kosovës sipas tij shpreh aspiratën politike të një shteti e të një populli për një marrëdhënie që për bazë do të duhet të ketë vetëm barazinë. Zhvillimet aktuale të raporteve Kosovë - Serbi nuk janë në kuadrin e zhvillimeve normale mes shteteve, siç janë p.sh. ato Kosovë - Maqedoni. 
 
Ai ka shtuar se nëse nuk ka njohje të dyanshme të së drejtës për të qenë shtet, “çfarëdo forme e reciprocitetit në çështje teknike nuk është e mjaftueshme dhe doemos do të jetë e padrejtë dhe e pabarabartë qoftë, për qytetaret e dy vendeve qoftë për shtetin e Kosovës në përgjithësi”.

Po të mbahet parasysh mosnjohja absolute që Serbia ushtron ndaj Kosovës, ajo çka prodhon dialogu i deritashëm dhe koncepti politik i negociuesve sipas Ymerit nuk po na bën të vendosim marrëdhënie të pavarësuara kundrejt Serbisë përkundrazi po thellojnë varësinë. Kosova sot nuk ka nevojë t’i tregojë Shqipërisë se sa shtet është por sigurisht që një gjë të tillë duhet ta bëjë në vazhdimësi me Serbinë deri sa kjo e fundit ta njohë si të tillë.

Përfaqësuesit e kësaj lëvizjes kanë thënë, po ashtu, se nëse deri me një janar nuk zbatohet vendimi i Kuvendit, atëherë më 14 janar, do të ketë bllokim të vendkalimeve kufitare për të mbrojtur vendimin e Kuvendit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)