04 Maj 2024

Vetëvendosje padit Bajram Rexhepin

Prishtinë, 2 nëntor - Sot deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje! dorëzuan padi penale në Prokurorinë komunale të Prishtinës në Prishtinë kundër Ministrit të Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, kundër Ilir Qapallekut, truprojë e Kryeministrit, truprojave të tjerë të kabinetit qeveritar, policëve të njësisë speciale dhe kundër eprorit të njësisë speciale përgjegjës për njësinë speciale që ka intervenuar.

Visari Ymeri deputet i kësaj lëvizje ka thënë se kjo padi është lidhet me ngjarje e datës 17 tetor 2012 ku deputetët e Vetëvendosje!-s, Albin Kurti, Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Albana Gashi, Afrim Hoti, Afrim Kasolli, Liburn Aliu, Rexhep Selimi dhe Glauk Konjufca, janë ndaluar për të hyrë në hapësirat e kompleksit të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ymeri ka thënëse fillimisht Deputetët Vetëvendosje!-s nuk kanë mundur të hyjnë në Kuvend, pasi që dyert ishin të mbyllura dhe zyrtari policor tek dyert e Kuvendit iu ka thënë “shkoni nga hyrja tjetër”.

Më pas sipas tij deputetët janë nisur në drejtim të hyrjes e cila është e dedikuar për veturat zyrtare të Kuvendit të Kosovës, kështu që duke hyrë brenda objektit të Kuvendit kanë dalë në oborrin e Kuvendit, ku është një hapësirë e përbashkët pa ndarje fizike me objektin e Qeverisë.

Deputetët e Vetëvendosje!-s janë nisur në drejtim të objektit të Qeverisë, duke pasur qëllim të jenë prezent në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës së Privatizimit të Distribucionit të KEK-ut. 

Ymeri ka theksuar po ashtu se grupi i deputetëve me të afruar pranë hyrjes së objektit të Qeverisë janë ndaluar nga truprojat e anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës që janë të angazhuar për sigurimin fizik të institucioneve publike.

Deputetët pasi kanë prezantuar kartelat e deputetëve me qëllim për të hyrë në objektin e qeverisë dhe shpjegimit të së drejtës së tyre ligjore për të pasur qasje në institucione publike, truprojat e anëtarëve të kabinetit qeveritar nuk kanë lejuar hyrjen e deputetëve në objektin e qeverisë.

Deputetët e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë respektuar të gjithë procedurën për identifikim dhe janë thirrur në të drejtën për qasje në hapësirat e institucioneve publike, janë ndaluar në mënyrë arbitrare nga sigurimi personal i anëtarëve të kabinetit të qeverisë dhe zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës.

Në pajtim me Nenin 11, Paragrafi 1, të Ligjit për drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve, në këtë dispozitë u garantohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës që, Kartela e identitetit e lëshuar për deputet sipas Ymerit garanton hyrje të lirë në të gjitha organet e shtetërore dhe të administratës publike.

Sipas kësaj dispozite, në momenti që personi zyrtar i institucionit publik legjitimon deputetin përmes kartelës së identitetit, atij i garantohet hyrja e lirë në të gjitha organet shtetërore, përfshirë dhe objektin e qeverisë.

"Deputetët  afërsisht për 35 minuta, prej orës 10:05 deri 10:40, janë munduar që të sqarojnë të drejtën e tyre për qasje në institucione publike, zyrtarët policor dhe sigurimi personal i kabinetit qeveritar kanë refuzuar lejimin në objektin e qeverisë."


Ai ka shtuar se në momentin kritik, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka dalë pranë dyerve të hyrjes së qeverisë duke iu drejtuar zyrtarëve policor dhe truprojave me këto fjalë: “Me i largu menjëherë, për një (1) minutë!”.

Zyrtarët policor dhe truprojat menjëherë pas këtyre fjalëve kanë filluar që me forcë të largojnë deputetët që gjendeshin ne shkallët e objektit qeveritar.

"Të bëmat, shkeljet e rënda ligjore të Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk mbarojnë me këto që përshkruhen në padinë e sotme. Kemi dëgjuar së fundi  Ministrin Bajram Rexhepi duke paragjykuar qëllimet e aksioneve tona protestuese. Pra ai ndër të tjera ka thënë që urdhrat janë të tillë pasi që  “informatat tona i bazojmë në Njësia e inteligjencës”", ka theksuar Ymeri.

Janë dy momente kur ai ka përmendur Njësitin e Inteligjencës brenda policisë së Kosovës”. E para ka ndodhur në 18 tetor 2012, Ditën e rrethimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga policia me urdhër të Bajram Rexhepit, kur në çdo cep të Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën deri në tërheqjen e policisë.  Dhe kur u pyet Bajram Rexhepi në lidhje me këtë, tha që “kemi pas informata nga Njësia e Inteligjencës brenda policisë se VETËVENDOSJE! do të ndërmarrë veprime që do të pengojnë votimin e rezolutës”.

"Dhe i dyti deklarim i Ministrit Rexhepi është në aksionin tonë protestues kundër takimit Thaçi-Daçiç të datës 22 tetor 2012.  Ministri për këtë tha që “i kemi ne disa informata të inteligjencës” dhe e kemi ditë që ata do t’i sulmojnë institucionet e Republikës së Kosovës."

Ndërkohë këto deklarata sipas Vetëvendosjes nënkuptojnë që Ministri Rexhepi po urdhëron që të mbikëqyrë, monitorojë, e përgjojë Lëvizjen Vetëvendosje!.

Njësia e inteligjencës për të cilat flet ministri janë të parashikuara në strukturën e policisë në drejtorinë e analizës së krimit, në departamentin e hetimit të krimit.

Ymeri ka thene se asnjë ligj nuk ja lejon policisë së Kosovës e për më tepër Ministrin e Punëve të Brendshme që të mbledhë dhe përpunojë informata për Vetëvendosje!-n.

"Kushdo që e  ka bërë këtë duke shkelur edhe ligjin për policinë edhe atë për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës por edhe kundër secilit ligj respektiv të nxjerrë nga Kuvendi, e ka bërë me qëllimin e vetëm për të pasur nën përgjim e nën mbikëqyrje Lëvizjen Vetëvendosje!."


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)