19 Janar 2025

Vetëvendosje! nuk pranon rikthimin e UNMIK-ut

Ferizaj, 31 mars - Në takimin e Komitetit për Komunitete në kuadër të Komunës së Ferizajt ishte pjesëmarrës dhe një pjesëtar i UNMIK-ut në rolin e monitoruesit të këtij Komiteti.

Në mbledhjen e datës 24/02/2016 ishte propozuar nga kryesuesi i Komitetit Osman Emini që ne mbledhjet e tjera që do të mbahen të marrë pjesë edhe një përfaqësues i UNMIK-ut në cilësinë e monitoruesit. Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje! në këtë Komitet, Bujar Ukzmajli ishte deklaruar kundër dhe ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos riaktualizohet roli i UNMIK-ut, i cili ka përfunduar mandatin e tij.

Më datën 30/03/2016 është mbajtur mbledhja e radhës e Komitetit për Komunitete, përveç përfaqësuesve të OSBE-së, aty ishte prezent edhe një përfaqësues i ri, Nevzat Qorrolli, i cili u prezantua si përfaqësues i UNMIK-ut.

Përkundër kërkesës së përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje! që ai të largohej nga takimi i komitetit për komunitete me sqarimin se mandati i UNMIK-ut ka përfunduar një gjë e tillë nuk ndodhi dhe si rrjedhim përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje! lëshoi takimin në mënyre demonstrative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)