16 Janar 2025

Vetëvendosje: Nuk na ndalin as kërcënimet publike as ato anonime

Prishtinë, 21 mars - Drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste të Lëvizjes Vetëvendosje, Nazlie Balaj,ditën e djeshm ka marrë një letër kërcënuese në derën e banesës së saj, ku i thuhet \"të mos mbrojë turpin, se e pret plumbi\".

Ky kërcënim vjen disa ditë pas paraqitjes në emisionin e RTK-së ‘\"Në kërkim\" ku tema e trajtuar ka pasur të bëjë me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre si dhe me rastet e dhunës tanimë të dëshmuara dhe të mbledhura nga ajo dhe aktiviste të tjera.

Sipas VV, mesazhi kërcënues i kësaj letre ka për qëllim frikësimin e gjithë atyre që kanë ngritur zërin për këtë temë me këtë çështje dhe heshtjen e krimeve të Serbisë.

\"Këto kërcënime nuk do të na ndalin në përpjekjet tona për ta shtyrë çështjen përpara derisa kjo kategori e ndjeshme të trajtohet institucionalisht dhe të përfitojë të gjitha të drejtat dhe beneficionet nga ligji në fjalë.

Futja e kategorisë së personave të dhunuar gjatë luftës në ligj, do të kontribuonte në rehabilitimin e këtyre viktimave dhe do t’ua mundësonte qasjen në drejtësi\"- shkruan VV.

Ata i bëjnë thirrje qytetarëve në përgjithësi, aktivistëve të të drejtave të njeriut që të vazhdojnë pa u ndalur rrugën e përbashkët për gjetjen dhe vënien në vend të drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)