18 Janar 2025

Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale

Gjakovë, 17 shtator - Në vazhdën e fushatë mobilizuese me komisionerë dje, u mbajt tubimi i radhës me komisionarët e komunës se Gjakovës në të cilin mbajtën fjalën kandidatja për kryetare të komunës së Gjakovës Arbërie Nagavci,aktivisti Valdrin Ahmeti dhe Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale Dardan Molliqaj.

Arbërie Nagavci duke folur për nevojën për ndryshime në komunën e Gjakovës tha se qytetarët kanë vendosur për ndryshime.

“Ne kemi alternativën me të mirë qeverisëse, si për Gjakovën ashtu edhe për gjithë Kosovën, e më këtë që po e shohim sot ne kemi organizimin për ta bërë ndryshimin e kërkuar nga qytetarët” tha ndër të tjera Nagavci.
Ajo përmbylli fjalimin e saj duke kërkuar angazhim të secilit në kuadër të aktiviteteve të VV-së.

“Guximin dhe vendosmërinë për ta mbrojtur votën e kemi nga fakti që po mbrojmë një kauzë te drejtë. Ne nuk do ta mbrojmë vetëm votën e Lëvizjes Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale: Nuk frikohemi nga grupet kriminale! por do ta mbrojmë votën e secilit qytetar, sepse jemi të bindur që ajo votë do të na nxjerr neve fitues në Gjakovë” , u shpreh aktivisti Valdrin Ahmeti.

Ai poashtu theksoi se Lëvizja Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale! nuk është e interesuar që ta dëmtojë procesin zgjedhor por asesi nuk do të bëjë lëshime në mbrojtjen e votës.

Dardan Molliqaj njoftoi të gjithë komisionarët se Lëvizja Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale kësaj radhe është e vendosur për ta mbrojtur votën me çdo kusht. Ai po ashtu tregoj që komisionarët e Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale!-s nuk frikohen nga grupet për vjedhjen e votës.

“Grupet kriminale të cilat operojnë në rajonin e Dukagjinin dhe në Gjakovë i porosisim që atë ditë të qëndrojmë larg kutive të votimit. Mbrojtjen e votës e kemi seriozisht dhe për këtë do të angazhohemi konkretisht, jo vetëm me deklarime. Figurave të këtyre grupeve dërgojuni mesazh që nëse marrim pjesë në manipulime zgjedhore do të ballafaqohen me gjithë organizatën e Vetëvendosje: Nuk frikohemi nga grupet kriminale!-s”.

Ai kërkoj nga gjithë komisionarët që të jenë respektues të procedurave dhe rregulloreve zgjedhore.

Ky takim u përmbyll me zotimin se të gjithë do të angazhohemi ta ndryshojmë komunën e Gjakovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)