Vetëvendosje nuk do ta lejojë ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin
Zyrtarja për informim e lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky lloj demarkimi nuk duhet të vijë fare në Kuvend.
Ne do ta pamundësojmë këtë demarkim. Ndërkaq, sa i përket veprimeve konkrete në lidhje me seancën do ti bëjmë me dije ato kur kjo çështje të jetë në agjendë, ka thënë Kurti.
Ndryshe, nga AAK-ja e Nisma, në seancën kur pritet të vihet në rend dite Marrëveshja e Demarkacionit do të mungojnë tentativa për ta penguar zhvillimin e votimit, kanë bërë të ditur ditë më parë këto parti politike.
Por, ditë më parë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u është drejtuar të gjithë deputetëve të Kosovës me një kërkesë zyrtare për ta mos votuar versionin aktual të demarkacionit.