Vetëvendosje në Norvegji përkrahë fuqishëm protestën e 1 shtatorit
Prishtinë, 31 gusht Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Norvegji përkrahë fuqishëm protestën e 1 shtatorit kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj malazeze.
Poashtu i ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të i bashkohen protestës së 1 shtatorit kundër humbjes e më së paku 8200 hektarë toke të Kosovës.
Që këto toka i takojnë Kosovës e kanë dëshmuar edhe ekspertë të gjeografisë, hartografisë, gjeodezisë dhe të drejtës ndërkombëtare në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë. Por përkundër kësaj, Kosova rezikon të humb pika strategjike ushtarake, si majat e vargmalit të Dukagjinit, burime jetike ujore, dhe trashëgimi natyrore të bjeshkëve të zonës. Këtë, qeveritarët e Kosovës duan ta falin përkundër kundërshtimit masiv të sovranit të qytetarëve të Kosovës. Një qeveri që nuk i merr parasysh mbi 205.000 nënshkrime, dhe nuk e respekton vullnetin qytetar kundër këtyre marrëveshjeve, është një qeveri anti-demokratike dhe si e tillë duhet të detyrohet të jap dorëheqje.
Qytetarët e Kosovës me peticion dhe protesta kanë treguar që nuk janë të gatshem ti falin tokë askujt. Por kjo qeveri jo-demokratike ka vendosur ndryshe. E vetmja alternativë për të ndalur këtë qeveri kuizlinge është me vazhdimin e protestimit brenda dhe jashtë Kuvendit.
Të gjithë me 1 shtator në sheshet e Prishtinës! NUK KEMI TOKË PËR TË FALUR!