05 Maj 2024

Vetëvendosje: Muze për histori apo histori e keqpërdorimit!?

Prishtinë, 11 maj - Qeveria komunale e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës përveç pasigurisë e dyshimeve tashmë po dëshmohet e paaftë edhe në shumë segmente të aktiviteteve  të saj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë ka bërë një monitorim të punimeve  publike që janë duke u bërë dhe ka ardhur në përfundim se në Malisheve ka shumë parregullsi në këto punime. Përveç punimeve jo serioze ka një keqmenaxhim dhe një orientim të gabuar jo sipas interesave qytetare por sipas interesave të grupeve të interesit personal e grupor.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë përmes kësaj komunikate kërkon që të anulohet tenderi për Muzeun e Qytetit pasi që Komuna e Malishevës e ka një hapësirë të mjaftueshme për Muze dhe ajo hapësire është  në Shtëpinë  e Kulturës “Tahir Sinani” kati përdhes i saj. Kjo hapësirë shumë lehtë mund  të adoptohet për Muze të qytetit dhe 200 mije eurot e ndara për këtë projekt të shkojnë në projekte tjera më emergjente për qytetarët e Malishevës. Gjithashtu kërkojmë që punimet publike të punohen me seriozitet dhe kompanive që kanë dëshmuar që nuk kanë aftësi për të punuar të mos ju jepet tender sepse përveç dëmit të interesit publik institucionet po tregohen të papërgjegjshme edhe përballë donatorëve që po i mbështesin këto projekte.

Me poshtë po listojmë disa nga problemet kryesore:
1. Nuk respektohen afatet për përfundimin e punimeve dhe si rezultat pasojat i barte qytetari,
2. Përfituesit janë njerëz të afërt me qeverinë lokale dhe në disa projekte janë njerëz që vazhdimisht janë përfituesit të tenderëve,
3. Cilësia e punimeve është e dobët dhe për shumë pak kohë këto projekte po duhen t’i nënshtrohen renovimeve,
4. Investohet pa planifikim të mire dhe si rezultat shume investime nuk shfrytëzohen ose janë jo funksionale,
5. Investimet bëhen sipas prioriteteve që i vendosin një grup  i cili është jo formal por shumë funksional për interesat e tyre private,  dhe nuk dalin  si rezultat i komunikimit dhe nevojave të qytetarëve të Malishevës.

Këto janë disa nga problemet të cilat e kanë ngulfatur transparencën, seriozitetin dhe zhvillimin e Komunës së Malishevës. Ne  inkurajojmë institucionet e pavarura që të fillojnë hetimet dhe të shohin se përse gjithë këto gjëra po ndodhin dhe askush nuk po ndëshkohet deri sot për to. Ne vlerësojmë se Komuna e Malishevës përkatësisht Qeveria Komunale  tash e disa vite e ka huqur misionin e saj. Ajo më shumë ju shërben kompanive të PDK-së dhe grupeve të caktuara të interesit se sa të i shërben interesit të qytetarëve. Për të gjitha këto përgjegjëse është Partia Demokratike e Kosovës dhe Kryetari i Komunës nga kjo parti!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)